Një farmaciste 22-vjeçare është shpallur në kërkim nga policia e Tiranës, pasi dyshohet se i ka dhënë ilaçe të gabuara pacientes. E reja i ka dhënë mjekim të gabuar pacientes M. K., 38 vjeçe, dhe si pasojë e konsumimit të tyre, 38-vjeçares iu kanë shkaktuar probleme shëndetësore. Policia ka shpallur në kërkim S.H, e cila ishte e punësuar në një farmaci në rrugën e Dibrës.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetases S. H., 22 vjeçe (farmaciste).
Kjo shtetase, duke qenë e punësuar në një farmaci në Rrugën e Dibrës, dyshohet se i ka dhënë gabimisht medikamente mjekësore, shtetases M. K., 38 vjeçe, dhe si pasojë e konsumimit të tyre, 38-vjeçares iu kanë shkaktuar probleme shëndetësore.