I dhanë fund? Çfarë po ndodh me Luana Vjollcën dhe Krenarin?

Moderatorja e njohur Luana Vjollca është përfolur prej kohësh se është në një lidhje dashurie me biznesmenin kosovar Krenar Çoçaj, megjithëse asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar asgjë publikisht. Luana është mjaft diskrete dhe ka deklaruar se jeta e saj private i përket vetëm asaj.

Mirëpo është pak e vështirë të ruash sekrete në vendin tonë.

Mediat po aludojnë për një krisje të marrëdhënies së çiftit pas një vëzhgimi të bërë në Instagram, ku shihet që dyshja nuk e ndjekin njëri-tjetrin. Ndërkohë Krenari ndjek vetëm motrën e Luanës, Marinën, e cila e ndjek poashtu.

Se çfarë ka ndodhur mes tyre dyshes nuk dihet në një kohë kur flitej se ata kishin bërë shumë plane për të ardhmen së bashku.

‘Prive’ pak kohë më parë mësoi se çifti kishte finalizuar blerjen e një apartamenti luksoz në Prishtinë. Për sa u përket angazhimeve profesionale, Krenari po shtrin disa nga bizneset e tij në kryeqytet.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *