I dhanë një “dorë” Dumanit të plagosur, në pranga dy mjekë dhe një infermier

Nuk kanë përfunduar arrestimet, pas atij kryesor që u bë ditën e djeshme të Nuredin Dumanit.

Mbrëmjen e sotme janë arrestuar edhe dy mjekë dhe një infermier në Fier, pasi dyshohet se ndihmuan Dumanin.

Arrestimi i tyre u bë pas pamjes se kamerave të zonës, dhe sipas policisë mjekët nuk kanë kallëzuar në polici se ku fshihej i shumëkërkuari.

Nuredin Dumani u plagos gjatë një përplasjeje me armë në Papër të Fierit, dhe më pas arrestimi i tij u bë në Fier, pas një telefonate në numrin pa pagesë të Policisë së Shtetit. /Priza.al

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *