I divorcuar dhe jetonte vetëm, gjendet i pajetë 77-vjeçari në Sarandë

Një person i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në fshatin Gjashtë, në Sarandë. Nga informacionet e para mësohet se viktima është 77 vjeçari Spiro Denjeli, me origjinë nga Fushëkruja.

77 vjeçari është gjetur nga një banor i zonës. Burimet shpjegojnë se ai nuk kishte shenja dhune në trup.

Trupi i tij është transportuar në morgun e spitalit për t’ju nënshtruar ekspertizës për tē përcaktuar shkakun e vdekjes. 77 vjeçari prej dy vitesh jetonte i vetëm pas divorcit me gruan e vet, ku kjo e fundit jeton së bashku me fëmijët nē Greqi.
/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *