Një 42-vjeçar është arrestuar në Korçë, pasi ka djegur pronën e bashkëfshatarit.
Mësohet se 42-vjeçari në gjendje të dehur i ka djegur një hangar me bazë ushqimore për bagëtitë, shtetasit me iniciale 65-vjeç brenda të cilit kishte edhe 4 m³ dru zjarri.
Shtetasi me iniciale F.D., akuzohet për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. D., 42 vjeç, banues në fshatin Sovjan, Maliq, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, pasi në fshatin Sovjan, Maliq, në gjendje të dehur, ka djegur një hangar me bazë ushqimore për bagëtitë, në posedim të shtetasit H. Ç., 65 vjeç, banues në Sovjan, brenda të cilit kishte edhe 4 m³ dru zjarri.
Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme.