Ledjon Brakaj një 36-vjeçarë me origjinë shqiptare është arrestuar nga autoritetet greke pasi dyshohet t’ju ketë vënë flaken dy trupave pasi i ka rrahur deri sa kanë gjetur vdekjen në mënyrë që grabitja prej 780 mijë euro të mos merrej vesh .
36-vjeçari Ledjon Brakaj, u arrestua në Maltë pas një urdhër-arresti europian që lëshuan autoritetet greke.
Ledjon Brakaj u shoqërua u shoqërua në gjykatë pasditen e së shtunës për t’u përballur me akuzat penale
Mbi Brakajn peshojnë akuza si ajo e vrasjes së dyfishtë në 2015 një grua e cila drejtonte një biznes suvenirësh në Aegina, u gjet e vdekur së bashku me nipin e saj Lambros Protonotarios brenda shtëpisë së saj.
Nga autopsia doli në përfundimin se autorët i rrahën aq ashpër dy viktimat, sa u shkaktuan fraktura dërrmuese në të gjithë trupin dhe më pas, ndërsa ata ende po merrnin frymë, u vunë flakën.
Por avokatët mbrojtës të Brakajt hodhën dyshime nëse klienti i tyre ishte në të vërtetë i kërkuari. Urdhër-arresti evropian i referohej emrave të ndryshëm, thanë ata. Avokatët mbrojtës vunë re gjithashtu se ndërsa oficerët e policisë i kishin hequr shenjat e gishtave Brakajt, ata nuk i kishin paraqitur ato gjurmë në gjykatë si provë.
Megjithëse mbrojtja kundërshtoi çështjen e identitetit, gjykata, e kryesuar nga magjistrati Noel Bartolo, deklaroi se çështja do të vazhdonte. Brakaj nuk ka paraqitur kërkesë për lirim me kusht dhe ka heshtur gjatë gjithë seancës.