I doli emri në skemën e mashtrimit ‘Pandora Papers’, reagon për herë të parë kryeministri çek

Pasi emri i tij u gjet mes 333 politikanëve nga e gjithë bota në skemën e mashtrimit ‘Pandora Papers’, ka reaguar kryeministri çek Andrej Babis. Ky i fundit ka mohuar faktet e publikuara dje, ku thuhej se ai kishte blerë një kështjellë në Francë.

Në një debat televiziv në CNN Prima News kryeministri çek tha se paratë ishin të tijat, duke shtuar se ato ishin të taksuara.

“Paratë erdhën nga një bankë çeke, u taksuan, ishin paratë e mia dhe u kthyen në një bankë çeke”, -tha Babis.

I pyetur nëse ai kishte shkelur ndonjë ligj në Republikën Çeke, Francë apo Shtetet e Bashkuara në lidhje me blerjen e pronës në 2009, Kryeministri Babis u përgjigj: “Sigurisht që jo … Ishte para e taksuar.”.

Investigimi i kryer nga konsorciumi ndërkombëtar i gazetarëve investigativë (ICIJ) dhe një grup prej 150 mediash përfshirë edhe seksionin turqisht të DW, zbuluan, se 330 zyrtarë publikë në të gjithë botën kanë lidhje me llogaritë offshore. Dokumentet e ekzaminuara tregojnë shtrirjen, në të cilën operacionet sekrete offshore kanë prekur politikat financiare globale. Ministrat e Financave të Pakistanit, Holandës dhe Brazilit thuhet në dokumente se kanë të gjithë lidhje me kompanitë offshore, ashtu si edhe ministrat e mëparshëm të financave të Maltës dhe Francës duke përfshirë edhe ish-shefin e FMN-së, Dominique Strauss-Kahn.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *