I doli emri si bashkëpunëtor i Sigurimit, Meta: Po manipulohen dosjet, Lindita po shfrytëzohet për hallet e Ramës

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pasi Autoriteti i Dosjeve i nxori emrin se ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

Meta tha se ky autoritet po manipulon e kriminalizon dosjen.

Sakaq shtoi se qëllimi i publikimit është se Rama kërkon të zhvendosë vëmendjen nga inceneratorët. Si dhe parlamenti i cili shprehu shqetësim, sipas Metës është po Lindita e cila shfrytëzohet për zgjidhjen e halleve të Ramës.

“Unë nuk jam as president as deputet, atëherë pse duhet një ligj. Parlamenti u ngrit në këmbë, po cili? Ajo me në krye Lindita Nikollën apo ajo e inceneratorëve. Autoriteti po manipulon e kriminalizon dosjen, ku zbulon pas 30 vitesh shtetasin I.M, kur unë jam Ilir Rexhep Meta. Parlamenti është shqetësuar që ka ardhur një email anonim, ky i cili falsifikoi edhe firmën e ishkryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruccit. Nikolla shfrytëzohet për zgjidhjen e hallit të Ramës. Parlamenti është i korruptuar me një opozitët ‘Lulushe’. Unë njoh 40-50 Ilir Meta. Në klasën time kemi qenë dy. Autoriteti për nevojat të Ramës krijon shqetësime. Rama ka marrë peng popullin, ne e kemi mbyllur hesapin. Dua të siguroj qytetarët se Meta është këtu dhe do të jetë gjithmonë i pastër në të vërtetat e tij. Ëndrra ime është të behem kryetar i referendumit. Nuk ekziston më për mua autoriteti i Dosjeve. Emrat e tyre do përfundojnë në dosjen e turprit”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *