Këngëtarja Bleona Qerreti ka reaguar së fundmi, pasi emri i saj u lakua në media si një kandidatë për anëtare të Këshillit Kombëtar të PD në Kuvendin që do të mbahet ditën e nesërme.
Përmes një postimi në Instragram, Qerreti i ka hedhur poshtë këto zëra dhe është shprehur se nëse do të punontë në qeveri, do ta bënte vetëm në SHBA.
“Ndërsa kam lindur në Shqipëri jam një qytetare amerikan!
Unë e dua Shqipërinë por besnikëria ime është ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vendit tim!!
Nëse do të punoja ndonjëherë për një qeveri, do të punoja vetëm për qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës!”, ka shkruar Bleona.