I doli emri te Dosja e Sigurimit, Meta: Të filloj dhe unë me email-et nga New Yorku

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pasi Autoriteti i Dosjeve i nxori emrin se ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

Meta tha se historia e tij ka mbaruar në 24 korrik, pasi nuk është më as president e deputet.

Sakaq shtoi se nëse do të ketë nevojë për emra ai ka burime të sigurta nga New York, ndërsa për çështjen e inceneratorëve theksoi se do të ndiqet nga bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi.

“Nuk ekziston për mua autoriteti i Dosjeve është autoriteti i Manipulimit dhe Kriminalizmit të Dosjeve. Emrat e tyre do të gdhenden në shtyllën e turpit. Kjo po bëhet për nevojat e një të marri që është edhe i sëmurë psiqik, qenka shqetësuar regjimi i i patronazhistëve se paska ardhur një email se I.M duhet të jetë Ilir Meta se paska dëmtuar dikë në ’88 apo ’89. Ku ka më autoritet dosjesh. Kush i ka penguar në çdo kohë. Nuk i ka penguar askush, ato i dinë shumë mirë. Për këtë lojë do ta mbajnë ato përgjegjësinë. Ato kanë dëgjuar gjëra shumë më të rënda. Por për ato njerëz të tjerë do të jetë një problem dhe ka vetëm një emër Autoriteti i dosjeve që përdoret si instrument për ushqim propagandistik.

Asgjë nuk e shpëton K.M. Historia e tij ka përfunduar me zgjedhje dhe me mobilizimin e popullit liri dashës. Kush i ka penguar, sot le ta publikojnë me të gjitha shkeljet e kushtetutës. Të filloj unë me email me nga New Yorku që unë i kam me emra. Do devijojnë vëmendjen ato nga inceneratorët, po nuk ndahet Monika. Kujtojnë se me përralla të tilla do të shpërqendrojnë Ilir Rexhep Metën”,tha ai

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *