I droguar dhe shkelje të përsëritura, “Rrugorja” merr vendimin për patentën e shoferit që për pak u mori jetën familjes në Tiranë

Shpejtësia vret! Kjo u pa më së miri ditën e djeshme ku për pak një familje e tërë mund të në mes të Tiranës, pasi u përplasën nga një makinë luksoze “G-Class” që udhëtonte me shpejtësi.

Vilma dhe Arjan Konomi, bashkë me foshnjën e tyre 3 muajsh po kalonin vijat e bardha, ku mjeti tip “G-Class” i mori përpara. Fatmirësisht foshnja shpëtoi pa dëmtime të rënda pasi nëna e tij mundi ta shtynte karrocën duke e shpëtuar kështu nga “bisha e tërbuar”. Megjithatë makina përplasi Vilmën dhe Arjanin të cilët ndodhen nën kujdesin intensiv të mjekëve për shkak të plagëve të marra.

Në timonin e “bishës luksoze” ishte Ajas Sulejmani, 39-vjeç, i cili nuk respektoi semaforin, nuk rregulloi shpejtësinë dhe nuk respektoi vijat e bardha ku po kalonte familja Konomi. Pas aksidentit Ajas Sulejmani u “arratis” duke e lënë familjen që aksidentoi të dergjen në rrugë.

Dy orë më pas forcat e policisë kanë bërë të mundur arrestimin e tij në një spital privat, ndërsa pas kryerjes së testin të drogës, ai ka rezultuar se ka qenë nën efektin e narkotikëve.

Pas aksidentit policia i ka hequr patentën për 1 vit Ajas Sulejmanit ndërsa i ka zbritur edhe 10 pikë nga leja e drejtimit.

Burime për median bëjnë të ditur se Sulejmani ishte i njohur për policinë rrugore për shkak të shkeljeve të shumta që kishte në kodin rrugor. Ai ishte gjobitur deri më sot plot 8 herë, për shkelje të kodin rrugor.

Jo më larg se tre javë më parë, ai ishte shoqëruar edhe në komisariatin e policisë, ndërsa mjeti i tij luksoz që sot vuri në rrezik për jetën familjen me tre anëtarë, ishte bllokuar nga policia.

“Drejtuesi i automjetit me targa të huaja, shtetasi me iniciale A. S., 39 vjeç, i dyshuar si autori që shkaktoi aksidentin me këmbësorët, në Rrugën e Kavajës, është ndëshkuar 8 herë nga efektivet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, nga të cilat disa herë për shkelje të sinjalizimit rrugor, shkelje semafori dhe mospërdorim të rripit të sigurimit. Gjithashtu, ky shtetas është ndëshkuar disa herë, me bllokues gomash, për shkak të parkimeve në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor në rrugët e kryeqytetit. Po ky shtetas është shoqëror tre javë më parë në ambientet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, po me këtë automjet, për verifikim nga strukturat e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, dhe pasi është verifikuar, është proceduar për shkeljen e dispozitave të Kodit Rrugor”, njoftoi policia.

Ndërkohë për fat të mirë, fëmija ka arritur të shpëtojë pa dëmtime që i rrezikojnë jetën, por nëna e tij dhe babai janë plagosur më rëndë dhe ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve./absnews

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *