Një 24-vjeçar është arretuar nga policia e Durrësit pasi drejtonte makinën nën efektin e lëndëve narkotike.
Uniformat blu raportojnë se shtetasi K.B pas testimit me pajisjen AquilaScan, ishte nën efektin e lëndëve narkotike.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Durrës, si rezultat i monitorimit të akseve rrugore me pajisje bashkëkohore dhe i kontrollit të drejtuesve të mjeteve që konstatohen në paligjshmëri, me pajisje alkool- dhe drogë-testuese, arrestuan në flagrancë shtetasin K. B., 24 vjeç, banues në Fllakë, Durrës, sepse pas testimit me pajisjen AquilaScan, rezultoi se e drejtonte automjetin, nën efektin e lëndëve narkotike.