Gjykata e Apelit të Tiranës liruar sot Saimir Kuçin, i cili është një nga autorët e dyshuar për grabitjen dhe dhunuesit e biznesmenit Nazmi Çangu në Nikël të Fushë Krujës. Apeli ka zhbërë masën ‘arrest me burg’ të dhëna nga Gjykata e Krujës dhe ka vendosur ‘Arrest shtëpie’.
Sajmir Kuçi së bashku Artan Prengën, i cili dyshohet se është koka e bandës së grupit të vjedhjes, dhe 5 të tjerë dyshohet se janë të përfshirë në grabitjen dhe dhunimin e biznesmenit Nazmi Çangun natën e më 24 tetor 2021 në shtëpinë e tij. Pas hekurave aktualisht ndodhet vetëm Saimir Kuçi, ndërsa atë tjerat janë ende në kërkim.
Saimir Kuçi është një emër i njohur për policinë, pasi është arrestuar edhe më parë pikërisht për grabitjet dhe vjedhjen e disa kasafortave dhe bizneseve në Tiranë dhe qytetet të tjera të vendit. Kuçi ishte pjesë e grupit të vjedhjeve pasi ndaj tij dhe 4 anëtarëve të tjerë të grupit janë faktuar 11 grabitje në Tiranë, Durrës, Kavajë, Laç, Lezhë dhe Berat nën kërcënimin e armëve gjatë viteve 2017-2018, ku mendohet se ka grabitur një shumë deri në 650 milion lekë.
Më 24 tetor pak pas mesnate në Nikël të Fushë Krujës, persona të maskuar janë futur brenda banesës së biznesmenit për të grabitur ku kanë dhunuar edhe Nazmi Çangun dhe terrorizuar familjen e tij. Pas dhunës së ushtruar autorët kanë vjedhur para kesh dhe sende me vlerë që kapin shifrën e mbi 100 mijë eurove.
/Priza.al/