Aktori hollivudian, Steven Seagal, një admirues prej kohësh i presidentit rus Vladmir Putin është bashkuar me një parti pro-Kremlinit. Seagal mori një kartë anëtarësie të aleancës së quajtur ‘Një Rusi e drejtë’. Ajo u formua në fillim të këtij viti dhe është pjesë e opozitës në parlamentin rus, por thuhet se është besnike ndaj regjimit.
Seagal ka marrë nënshtetësinë ruse në vitin 2016.Teksa fliste në një ceremoni partie të shtunën, aktori i njohur 69-vjeçar tha se donte të ndërmerrte masa ndaj bizneseve që dëmtojnë mjedisin.
“Pa qenë nevoja të arrestojmë njerëz, kur thjesht mund t’i gjobisim, ata ndoshta po fitojnë më shumë para nga prodhimi i gjërave që po dëmtojnë mjedisin,” tha ai.
Seagal gjithashtu pozoi me shkrimtarin rus Zakhar Prilepin, një nga udhëheqësit e partisë. Prilepin është i njohur për bashkimin me separatistët pro-rusë që luftojnë kundër forcave qeveritare në Ukrainën lindore. Konflikti, i cili shpërtheu në 2014 pas aneksimit nga Rusia të Krimesë, ka vrarë 14,000 njerëz./Përshtati:Priza.al/Burimi:DW