Afati për ndalimin e grumbullimeve në vende të hapura dhe të mbyllura është shtyrë nga Ministria e Shëndetësisë për shkak të rritjes së shifrave nga koronavirusi.
Masë kjo, e cila ishte në fuqi deri me 6 shtator, por siç duket ministrja e vendit Ogerta Manastirliu, e ka shtyrë deri më 20 shtator pasi urdhëri është firmosur nga vetë ajo.
Aktualisht në vendin tonë është në fuqi ora policore, e cila nis në orën 23:00 deri në 06:00 të mëngjesit, si dhe mbajtja e maskës në ambientet e mbyllura.
Vendimi:
Në mbështetje të nenit 102, pika 4, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të nenit 7, pika 4, të ligjit nr. 15/2016, “Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive”, të udhëzimeve të Institutit të Shëndetit Publik, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të popullatës nga infeksioni i shkaktuar nga COVID -2019, si edhe në zbatim të vendimit të Komitetit të Përkohshëm për Infeksionin e Përhapur nga Coronavirusi i ri.
URDHËROJ: Në urdhrin nr.633, datë 17.11.2020, “Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura” , të ndryshuar, bëhet ndryshimi si vijon: 1. Në pikën 1 të urdhrit , togfjalëshi “deri në datën 6.9.2021” zëvendësohet me togfjalëshin “deri në datën 20. 9.2021”.
Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare
/Priza.al/