I ftohti arktik ‘mbërthen’ SHBA-në dhe Kanadanë, temperaturat pritet të shkojnë deri në -50 gradë

Shërbimet metereologjike në SHBA dhe Kanada lëshuan sot paralajmërime për temperaturat polare, të cilat pritet të shkojnë deri në -50 gradë Celsius në disa zona.

Në verilindje të SHBA-së, shumë afër kufirit me Kanadanë ditën e sotme dhe të nesërme termometri mund të tregojë deri në -51 gradë, sipas Shërbimit Kombëtar të Motit (NWS). “Është një valë epike e ftohtë arktike”, e ngjashme me atë të cilën kjo zonë nuk ka përjetuar në vitin 1982.

Në Montreal të Kanadasë temperatura shënoi -41° dhe mund të shkojnë deri në -50° në pjesët më veriore të Quebec. Në SHBA, nata më e ftohtë do të jetë e shtuna, veçanërisht në Boston dhe Nju Jork, ku termometrat mund të shënojnë -15 gradë.

Shtetet verilindore të Shteteve të Bashkuara kanë përjetuar kohët e fundit një sërë ngjarjesh ekstreme të motit. E fundit, ishte në ditën e Krishtlindjes, ku një stuhi që përfshiu qytetin e Buffalo-s në veriperëndim të Nju Jorkut, shkaktoi dhjetëra viktima.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *