Në Milano, një shqiptar 29-vjeçar u arrestua nga karabinierët për shpërndarje kokaine dhe ishte në Itali si emigrant i paligjshëm.
Ai u kap në flagrancë duke shitur një dozë kokaine 1,44 gram dhe në automjetin e tij u gjetën mbi 24 gramë kokainë dhe 610 euro cash.
Një grua 33-vjeçare, e cila mori dozën e kokaine, po hetohet për lidhje me këtë rast. Hetimet vazhdojnë për të sqaruar rolin e saj në këtë aktivitet.