Katër persona janë plagosur rëndë pasi u goditën nga rrufeja pranë Shtëpisë së Bardhë.
Dy burrat dhe dy gratë ishin në Lafayette Park në Uashington DC gjatë një stuhie të dhunshme kur u goditën, thanë zyrtarët e zjarrfikësve.
Për shkak të afërsisë së parkut me selinë e presidencës amerikane, anëtarët e shërbimit sekret ishin ndër personat e parë që ndihmuan të plagosurit.
Identiteti i të plagosurve ende nuk është konfirmuar.
Pas incidentit, një pjesë e parkut mbeti e mbyllur, me shërbimet e urgjencës në vendngjarje.