I grabitën orën 2 milion euro pilotit të Ferrarit, 4 në pranga, pjesë e bandës dhe një grua

Katër persona kanë rënë në pranga për grabitjen e orës së pilotit të Ferrarit, Charles Leclerc.

Bëhet fjalë për tre burra dhe një grua, nën hetim për grabitjen e kryer në Viareggio më 18 prill 2022.

Ora, një Richard Mille RM 67 -02 që kap vlerën e mbi dy milionë eurove, më pas u rishit në Spanjë.

Sipas hetuesve, katër personat e arrestuar e kishin ideuar dhe kryer grabitjen.

Karabinierët kanë arritur t’i gjurmojnë pasi kanë dëgjuar shumë dëshmitarë dhe kanë analizuar pamjet nga kamerat e vëzhgimit në zonë.

Sipas hetimeve, ata u ndanë në dy grupe.I pari, i formuar nga dy grabitësit në skuter, është ai që ka vepruar drejtpërdrejt duke u përballur me pilotin dhe duke i vjedhur orën.

Por jo më pak i rëndësishëm ishte edhe roli i grupit të dytë, ai i formuar nga një burrë 39-vjeçar dhe një grua 29-vjeçare.

Ata morën me qira një fuoristradë në Napoli dhe gjatë aksionit u dhanë mbështetje bashkëpunëtorëve të tyre, duke penguar Leclerc që të ndiqte dy grabitësit me makinë.

Arratisja në Napoli pas grabitjes së orës 2 milionë euro nga Leclerc

Pasi vodhën Richard Mille nga Leclerc, të katër u nisën menjëherë për në Napoli.

Gjatë hetimeve, karabinierët konstatuan se në të njëjtën mbrëmje të grabitjes së shoferit të Ferrarit, dy nga katër grabitësit iu afruan një çifti të ri nga Lucca në qendër të Forte dei Marmi, duke tentuar t’i rrëmbenin burrit nga kyçi i dorës një orë me vlerë 40 mijë euro.

Por grabitja në këtë rast nuk pati sukses për shkak të rezistencës së viktimës dhe ndërhyrjes së disa kalimtarëve.

Gjithashtu në Forte dei Marmi, por në vitin 2021, dy anëtarë të bandës i grabitën një turisti francez një orë 80,000 euro nën kërcënimin e armës.

Ora e Leclerc u gjet në Spanjë

Ora e Charles Leclerc dyshohet se i është shitur menjëherë nga banda një sipërmarrësi spanjoll, por për shkak të bujës që mori ngjarja dhe si rrjedhojë vështirësisë në rishitjen e saj, të katërt nuk do të kishin arritur të mblidhnin më shumë se 200 mijë euro, ndërsa vlera e objekti është padyshim shumë më e lartë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *