Një 21-vjeçar është arrestuar në Mat, pasi ka grabitur një shumë parash.
Mësohet se shtetasi me iniciale Rr. Ç., i ka marrë një grabitur një shumë parash një të riu në Burrel, si dhe e ka kanosur atë se do t’i shpërndante video personale, në rrjete sociale.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, si dhe në bazë dhe të informacioneve të marra në rrugë operative, bënë të mundur lokalizimin dhe ndalimin e shtetasit Rr. Ç., 21 vjeç, banues në Elbasan, pasi, dyshohet se më datë 04.08.2022, ky shtetas, me anë të shtrëngimit, i ka marrë një shumë parash shtetasit K. S., 20 vjeç, banues në Burrel dhe e ka kanosur atë se do t’i shpërndante video personale, në rrjete sociale.