Leja e ndërtimit për linjën hekurudhore Tiranë-Durrës, ajo për centralin fotovoltaik të Qyrsaqit si apo Porti i Jahteve Marina Rodon janë disa lejet që Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi në mbledhjen e tij të parë qysh nga nisja e punës së qeverisë së re.
Në total bëhet fjalë për 17 vendime ku nuk mungojnë edhe projekte të tjera të lidhura me kolaudimin e makinave ku Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor ka aplikuar për rikonstruksione apo zyrat modulare të agjencive doganore nga Autoriteti Portual Durrës.
Një tjetër projekt që bie në sy është ai për Dajtin ku kompania Dajti Ekspres kërkon që të zhvillojë objektin masterplan Hotel & Vileta Ish- Kampi i Pionereve Dajt”. Një tjetër kompleks turistik do të zhvillohet në zonën e Fushë-Arrzit në Shkodër.
Sa i takon projekteve të miratuara mund të themi se linja hekurudhore Tiranë-Durrës dhe lidhja e saj e re me Rinasin do të zbatohet nga kompania INC spa e cila u shpall fituese një vit më parë ndëkrohë që autoriteti kontraktor mbetet Hekurudha Shqiptare.
Kostoja totale e projektit është 92.1 milionë euro, nga të cilat 35.5 milionë euro grant mbulohet nga Kuadri i Investimeve i Ballkanit Perëndimor (ËBIF) dhe 36.9 milionë euro është i mbuluar nga kredia e BERZH, ndërsa pjesa e mbetur do financohet nga qeveria shqiptare.
Sa i takon ndërtimit të centralit gjenerues të energjisë elektrike dhe fotovoltaike në digën e Qyrsaqit në Kaskadën e Drinit, autoriteti publik që ka aplikuar është Korporata Elektroenergjetike Shqiptare.
Për KESH ky projekt do të jetë i dyti që dot ë zbatohet me një kapacitet të instaluar 5.1 MË ndërkohë që më herët Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim aprovoi mbështetjen për projektin 12.9 MË në vlerën 9.1 milionë euro.
Vendimet e KKT 21.10.2021
1.Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: “Ndërtimi i Linjës Hekurudhore Durrës – Tiranë dhe i linjës së re hekurudhore për në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit”, me subjekt zhvillues “Hekurudha Shqiptare” sh.a.
Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike dhe veprave ndihmëse, në digën Qyrsaqit, HEC Vau i Dejës, qarku Shkodër”, me zhvillues Korporatën Elektroenergjitike Shqiptare (KESH) sh.a.
Leje Ndërtimi për objektin: “Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, Bashkia Dibër”,me subjekt zhvillues Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.
Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë e re 5 kate e Fakultetit të Shëndetit Publik, Vlorë”, me zhvillues Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë.
Leje Ndërtimi për objektin: “Rikonstruksion i godinës së DRSHTRR Dibër”, Bashkia Dibër, me zhvillues Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor.
Leje Ndërtimi për objektin: “Rikonstruksion për qendrat e kontrollit teknik Tirana 1 e Tirana 2”, Bashkia Tiranë, me zhvillues Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor.
Leje Ndërtimi për objektin: “Zyrat modulare të Agjencive doganore”, me vendndodhje në Bashkinë Durrës, me zhvillues Autoritetin Portual Durrës.
Leje Ndërtimi për objektin: “Rikonstruksion i godinës ekzistuese të Fondit Shqiptar të Zhvillimit”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me zhvillues Fondin Shqiptar të Zhvillimit.
Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: “Rikonstruksioni i linjës ajrore 35 kv Korçë – Bilisht (me Izolacion 110kV)”, me vendndodhje në Bashkitë Korçë dhe Devoll, me zhvillues Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) sh.a.
Leje Ndërtimi për objektin: “Porti i jahteve “Marina Rodon” në Portin e Rodonit Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Praslin Investment” sh.p.k
Leje Zhvillimi për objektin: “Kompleks turizëm rural Lajthiza”, Bashkia Fushë Arrëz, Qarku Shkodër”, me zhvillues shoqërinë “Lajthiza Invest” sh.a.
Leje Ndërtimi për objektin: “Stacion i shitjes së karburanteve Bolv-Oil, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë”, me zhvillues shoqërinë “Bolv-Oil” sh.a.
Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks rezidencial studentor dhe shërbime ndihmëse”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me zhvillues shoqërinë “Bolv-Oil” sh.a.
Leje Zhvillimi për objektin: “Masterplan Hotel & Vileta Ish- Kampi i Pionereve Dajt”, me vendodhje në Bashkinë Tiranë, me zhvilllues shoqëria “Dajti Ekspres” Sh.a.
Për shtyrjen e afatit të lejes së ndërtimit për objektin: “Godina e re e Mjekësisë së Përgjithshme 6 kate mbitokë dhe 2 kate nëntokë”, brenda Korpusit të Qendrës Spitalore Universitare të Tiranës (QSUT), me zhvillues Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës (QSUT).
Për shtyrjen e afatit të lejes së ndërtimit për objektin: “Terminali lindor i autobusëve Tiranë”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë”, me zhvillues shoqërinë “Praslin Investment” sh.p.k.
Për shtyrjen e afatit të Lejes së Ndërtimit për objektin: “Qendër grumbullimi për ruajtjen, distribuimin dhe eksportin e frutave, perimeve dhe agrumeve”, me vendndodhje në Bashkinë Lushnjë, me subjekt zhvillues shoqëria “Doni Fruits” sh.p.k.
Njoftim anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Territorit mbi kërkesat për kontroll përputhshmërie të shqyrtuara nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit, për periudhën 13.07.2021 deri më tani, sipas Vendimit Nr. 1, datë 30.07.2015 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave që do të ndiqen nga Autoritetet e Zhvillimit të Territorit për shqyrtimin e kërkesave për Leje Ndërtimi deri në miratimin e Planeve të Përgjithshme Vendore”, i ndryshuar.
/Burimi: Monitor.al/