‘I hapi luftë SHBA-ve’/ Mes ovacioneve dhe batuta Berisha i jep përgjigjen epike gazetares për lënien e mandatit: Unë thash se do ta dyfishosh…  

Aspak i pezmatuar, por gjithsesi i prekur në dinjitet dhe i revoltuar me qëndrimin e DASH-it dhe SHBA-ve, pas kaq e kaq vitesh shërbime, ish-kryeministri Sali Berisha, edhe një herë tregoi se është një politikan i rafinuar dhe një njeri me shumë humor.

Një ditë pasi mori lajmin e futjes në listën e zezë të SHBA, ish-kryeministri Sali Berisha, deklaroi sot se do të ngrejë padi ndaj Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Në një konferencë për shtyp, teksa e akuzon zyrtarin amerikan për shpifje, Berisha e ka cilësuar këtë betejë “për nder dhe dinjitet”.

Ish-kryeministri dha sqarimet e tij para gazetarëve, ndërsa i pyetur se pasi të përfundojë procesi i nisur prej tij në një gjykatë franceze, a do të dorëzoje mandatin dhe të jetë tërësisht jashtë politike, Berisha u përgjigj: “Unë thashë se the, do ta dyfishosh…”

Ish-kryeministri e mbylli me këtë përgjigje konferencën e tij, ndërsa shkaktoi të qeshura. Gjithashtu, të pranishëm në “Hotel Rogner” ishin gjithashtu edhe simpatizantë të tij, të cilët e shoqëruan në dalje me brohoritje dhe ovacione.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *