Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta ka njoftuar se ditën e sotme do të zhvillojë një konferencë për media në orën 12:30, ndërsa thekson se do të jetë i hapur për çdo pyetje.
“Të dashur miq! Ju ftoj në ora 12.30 të më ndiqni live në konferencë për mediat nga Institucioni i Presidentit të Republikës. I hapur për çdo pyetje!”, shkruan Meta.
Kjo do të jetë konferenca e parë e Presidentit Meta pas protestës së 8 janarit dhe zhvillimeve të forta në PD, ku kryedemokrati Lulzim Basha ka përjashtuar përgjithmonë nga partia Sali Berishën, ndërsa ky i fundit ka paralajmëruar aksion më të fortë politik për marrjen e selisë blu.
Gjithashtu, më 18 janar në Gjykatën Kushtetuese do të zhvillohet edhe seanca për kërkesën e Partisë Socialiste për shkarkimin e Ilir Metës si President, me argumentin se ka shkelur Kushtetutën.
/Priza.al/