Fatkeqësi për Agustina Gandolfo në Katar. Gruaja e futbollistit të Interit, Lautaro Martinez përfundoi në spital për shkak të një aksidenti fatkeq që ndodhi pas festës së kualifikimit në finalen e Botërorit të Argjentinës, ku luan bashkëshorti i saj.
Pasi shijoi suksesin e Albiceleste kundër Kroacisë në gjysmëfinale, në fakt modelja dhe blogerja 26-vjeçare kishte dalë me motrën dhe kunatin për Pazar në qendër të Dohas. Atje, në një moment vendosën të ndalojnë për të pirë diçka, por pikërisht kur iu shërbyen pijet e kërkuara, iu duhej të përballeshin me një surprizë të keqe.
Duke pirë, në fakt ata kuptuan se në të tria pijet kishte copa xhami. Të tre lajmëruan menjëherë sigurinë e klubit dhe më pas autoritetet e Katarit, të cilët megjithatë i zvogëluan përmasat e incidentit, madje akuzuan Augustinën dhe të tjerët se i kishin futur vetë ato copa xhami brenda pijeve të tyre.
Një akuzë që tërboi fare modelen, e cila njoftoi në Instagram se do të bëjë denoncim për atë që ndodhi: “Turp, e kemi gati ankesën dhe dëshmitarët në klub!” Megjithatë, pas këtij incidenti, të tre u dërguan në spital për të kryer kontrolle dhe për t’u siguruar që asnjëri prej tyre nuk kishte gëlltitur copa xhami, gjë që e bënë pasi kaluan pranë ambasadës argjentinase në Doha për të pyetur mbi funksionimin e sistemit shëndetësor në Katar.
Fatmirësisht, si Augustina Gandolfo, ashtu edhe dy personat që ishin me të nuk raportuan asnjë pasojë nga ky aksident i rëndë. Bashkëshortja e Lautaro Martinez duket se nuk ka ndërmend t’i mbyllë gjërat kështu. Në fakt, ajo dëshiron t’i shkojë hetimit deri në fund për të kuptuar se si ato copa xhami përfunduan brenda pijeve të tyre.