Partia Socialiste kërkon përjashtimin e deputeteve të Rithemelimit Albana Vokshit dhe Elda Hotit, pas kaosit të shkaktuar një ditë më parë në Kuvend.
Gjatë seancës së djeshme, Albana Vokshi nuk lejoi deputetin Arbi Agalliu që të fliste në foltore, ndërsa deputetja Elda Hoti i hoqi mikrofonin Agalliut.
Mësohet se sot në orën 15:00 do të mblidhet Sekretariati i Etikës për vendimin.