Ditën e djeshme, një turist i huaj ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetin social TikTok një ngjarje shokuese që i ka ndodhur në Shqipëri. Ai tregon se pasi porositi ushqim në një fastfood të njohur në Tiranë, brenda saj ka gjetur një copë xhami.
Ai thotë se është i shokuar nga kjo që i ka ndodhur dhe shprehet me fjalët: “Opa u përpoq të më vrasë”.
Në video ai tregon se:
“‘Opa’ u përpoq të më vrasë, porosita diçka për të ngrënë dhe shikoni çfarë gjeta. Një copë xhami në ushqimin tim nga ‘Opa’”.
“I telefonova për një shpegim dhe ma mbyllën telefonin. Tani copën e xhamit e kam në sufllaqe, tani kjo mund te ishte në gojën time. U përpoqën të më vrisnin,– përfundon i riu.