Një grua është drejtuar e shqetësuar në policinë Tiranës ku ka denoncuar zhdukjen e bashkëshortit të saj.
Sipas saj, 35-vjeçari është larguar ditën e djeshme nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
Ndërkohë policia ka nisur punën për gjetjen e tij.
Njoftimi i policisë:
Më datë 18.04.2022, shtetasja E. A., 36 vjeçe, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, bashkëshorti i saj, shtetasi 35 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme. /Priza.al