Të gjithë amvisat e kanë tepër të rëndësishëm përdorimin e zbutësit të rrobave, ndaj dhe
Priza.al sjell për to një ‘recetë’ se si mund ta përgatisin vetë në shtëpi.
Pasi zbutësi është një element që i jep veshjeve tona butësi dhe aromë fantastike.
Përbërësit:
- Uthull e bardhë
- Bikarbonat natriumi
- Ujë
- Vaj esencial
- 1 shishe për ta mbajtur
Përgatitja:
Fillimisht mbushni një tas me rreth 1 litër ujë dhe në të shtoni ¾ e sodës së bukët.
Përziejeni të gjithë masën derisa të shkrijë dhe shtoni sërish rreth 100 ml uthull të bardhë.
Trazojeni po njësoj të gjithë përbërjen dhe shtoni disa pika vaj esencial me aromën tuaj të preferuar.
Të gjithë masën hidheni në një shishe, pasi është gati për ta përdorur.