Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar një bashkëbisedim, ku do t’i përgjigjet pyetjeve që qytetarët i kanë drejtuar në rrjetin social ‘Facebook’.
I pyetur se pse i jep përgjigjet siç do vetë ai, Rama theksoi se nuk ka asgjë që shkon në të mirën e tij.
Sakaq theksoi se e vërteta këtu në vend ka vështirësi për të çarë rrugë
“Nuk ka përgjigje në të mirën time, ndryshe nuk do kishte bashkëbisedim të hapur. Patjetër që problemet janë reale, ne nuk jetojmë të izoluar dhe marrim pjesë në dhimbje të të gjithëve, inflacioneve, rritjen e energjisë si pasojë e luftës në Ukrainë. Kam parasysh vështirësinë e madhe që ka e vërteta për të çarë rrugë”, tha ai.