I jep post 20-vjeçares Bojkena Basha, batuta e Ramës: Flet më bukur se Luli dhe zgjohet shumë më herët se ai

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sekretarët e rinj të partisë. Një vend të veçantë Rama u ka dhënë grave. Më e reja e prezantuar nga Rama është 20-vjeçarja Bojkena Basha.

“Burimet njerëzore, në kushtet kur pas kaq vitesh nuk kemi arritur të kemi një departament burimesh njerëzore, dhe kemi deri te boshllëqe të të dhënave dhe jo të kemi një politikë të mirëfilltë, Anila Denaj është njeriu i duhur.  

Dua të besoj se Etilda Gjonaj është e duhura për të marrë rolin e sekretares së gruas. Të gjithë eksperiencën e saj si aktiviste dhe në dikasterin e  drejtësisë.

Romina Kuko ka krijuar një eksperiencë të dobishme bashkëpunimi me ndërkombëtarët do të jetë sekretare e re e marrëdhënieve me jashtë.

E fundit është edhe hallka më e dobët e punës së deritanishme, puna e partisë me rininë, dua t’ja besoj një vullnetareje 20 vjec që spikati në fushatën e fundit dhe që është një studente, Bojkena Basha, flet më bukur se Lulzim Basha dhe zgjohet shumë më herët se ai, nuk është tironce, nuk ka lidhje me Linda Bashën.

Sekretari i Përgjithshëm dhe ekipit të tij i japim 100 ditë kohë që të përgatisin projektin e ri dhe pas 100 ditësh i votojmë ose jo këtu në bazë të bindjes që do krijojë platforma e tyre,” deklaroi Rama.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *