I jepet lamtumira e fundit 8-vjeçarit/ Balla dhe Subashi: Dënim maksimal për autorin! Miratuam ndihmë financiare për familjen

Përcillet në banesën e fundit 8-vjeçari Mateo Vasia i cili u vra ditën e djeshme nga fqinji i tij Klodian Çalamani. Qindra njerëz, banorë të fshatit por edhe deputeti Taulant Balla si dhe kryetari i Bashkisë Fier Armando Subashi morën pjesë në varrim.

Në një deklaratë për mediat, Balla u shpreh se është miratuar ndihma financiare për familjen e cila humbi të voglin e tyre.

‘Ngjarje e rëndë. Ajo që na bën të jemi përgjegjës është nevoja që të kërkojmë në mënyrë të menjëhershme nga Prokuroria dhe gjykata ndëshkim maksimal për këtë kalbësirë të shoqërisë. Bashkë me kryetarin e Bashkisë kemi qenë pranë familjes, kemi miratuar një ndihmë financiare për familjen. Do ti gjendemi pranë familjes. Fjalë për të ngushëlluar këtë familje nuk ka.‘- tha Balla.

Ndërsa kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi kërkoi nga çdo qytetar që të mbajnë 1 minutë heshtje në orën 12:00 për humbjen e jetës së Mateo Vasiut. Ai bëri të ditur se kohë më parë autorit, Klodian Çalamanit i ishte ofruar punë në një ndërmarrje të Bashkisë, por  u largua pas disa ditësh. Ndër të tjera, Subashi tregoi se autori ka qenë në listën e personave problematikë dhe ishte në vazhdim nga policia.

Ngjarje të tilla meritojnë më shumë vëmendje dhe reflektim, për tu futur thellë në shkaqet që cojnë në ngjarje të tilla. Personi ishte i vetëm, i ati i kishte vdekur. ne i kemi ofruar punë para disa kohësh në një nga ndërmarrjet e Bashkisë, u largua. Besoj se ka pasur ndikim, megjithëse vrasim mendjen dhe gjejmë motiv se përse mund ta kishte bërë por nuk ka justifikim. Ngjarje të tilla nuk ka justifikim. Sot duhet të reflektojmë, të solidarizohemi, në orën 12 do të mbajmë 1 minutë heshtje, kudo, në rrugë, makinë, është momenti që të solidarizohemi. Ka pasur momente të caktuara që është trajtuar me ndihmë ekonomike. Ai ka qënë i dënuar dhe më parë, që nga 2006 e deri më sot kanë kaluar vite. Nga ana e policisë ka qënë në listën e personave problematikë, inspektorët e kanë pasur në vëzhgim, por nuk mundën që ta ndalonin këtë ngjarje. Një mendje normale nuk mund ta imagjinonte, aq më tepër që familjarët e djalit e ndihmonin. Nuk ka fjalë. Nuk kemi pasur ankesa dhe informacion, mesa u interesova në polici nuk ka pasur probleme, ankesë apo rast konkret.’– u shpreh Subashi.

/Priza.al/

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *