Datat 2 dhe 3 korrik janë shpallur ditë zie në nder të ndarjes nga jeta të shkrimtarit Ismail Kadare i cili u nda dje nga jeta në moshën 88-vjeçare.
Homazhet publike do të mbahen për të në nder të tij në mjediset e Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor në Tiranë, të mërkurën në oraret 09:00-11:00 dhe 11:30-12:30.
Pas ndarjes nga jeta së Kadaresë kanë reaguar një sërë politikanësh dhe figurash të shquara.
Pesë vite më parë, Bashkia e Tiranës mori iniciativë për ta kthyer banesën ku jetoi dhe punoi Ismail Kadare në vitet e komunizmit në një shtëpi-muze.
Ai është kthyer tashmë një destinacion për shumë prej turistëve të huaj.