Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta është shprehur mbrëmjen e sotme se kryeministri Rama nuk ka fituar asnjëherë zgjedhje. Në “Çim Peka Live” Meta theksoi se Rama i ka vjedhur ose blerë garat elektorale.
“Ka mbaruar kjo histori. Ai asnjëhere nuk ka fituar zgjedhje. Ose i ka vjedhur ose i ka blerë. Kjo histori ka mbaruar nuk ka diskutim. Në radhë të parë socialistët që e kanë kuptuar që janë uzurpuar nga një bandë. Nuk kemi çfarë t’i bëjmë. E gjithë përpjekja e tij ishte që opozita nuk ishte në zgjedhje. Ai ka një problem të madh me Liken sepse 6 marsi ja prishi skemën”, tha Meta.