Vesa Luma jeton prej vitesh në Zelandën e Re bashkë me partnerin e saj, Big Basta dhe djalin e tyre. Lian është rritur, ka nisur shkollën dhe mami Vesa është shumë krenare për të. Së fundmi, ajo ka ndarë një foto të të birit ku shprehet e lumtur për njohuritë që po merr Lian.
“Gjithmonë i kam gjyku (padrejtësisht) prindërit që postonin libreza apo certifikata të fëmijëve…por nuk paska krenari ma të madhe kur fëmija ta shpërblen çdo sekondë kohën e sakrificën”, ka shkruar këngëtarja krahas fotos së të birit duke bërë detyrat.