I ftuar në emisionin “Historia ime” në Tv Klan ka qenë Rrapi Fetahu 43 vjeç, nga qyteti i Lushnjës, i përket komunitetit rom dhe shprehet se ka pasur probleme prej diskriminimit racor. Kur ende nuk i kishte mbushur të 20-at, u njoh me një vajzë, me të cilën bashkëjetoi dhe sollën në jetë një vajzë e cila sot është 23 vjeçe, është martuar dhe ka ndërtuar jetën e saj. Por marrëdhënia e tyre nuk zgjati shumë. Kur vajza ende nuk e kishte mbushur moshën 1 vjeç, ish-partnerja e tradhtoi Rrapin dhe e braktisi, pa u interesuar më kurrë për të dhe duke i lënë pas vajzën, të cilën ai e ka rritur i vetëm.
Mirela Milori: Në çfarë moshe ndodhi ndarja me nënën e vajzës?
Rrapi Fetahu: Vajza ishte 11-muajshe kur ma braktisi, ajo iku dhe biles iku shtatzëne 5-muajshe dhe nuk e di akoma nëse ekziston ai fëmijë apo jo. Unë punoja, atë e lija në shtëpi që të kujdesej për vajzën. Gjatë kohës që unë punoja, shikoja mangësi në shtëpi, edhe vajzës nuk i përkushtoheshe shumë. Sado i lodhur që isha, unë do laja vajzën, do e ndërroja që si e si të mos shkatërroheshim. Në momentin që gjërat sa vinin dhe vështirësoheshin, ajo mori vajzën e iku. Shkoi nëna ime që ta merrte në shtëpinë e saj, ajo nuk donte të vinte më për hir të fëmijës, apo për hir të fëmijës që kishte në bark.
Mirela Milori: Ti ishte i gatshëm ta pranoje?
Rrapi Fetahu: Po, po. Pas 5 muajve, vëllai i saj ma solli vajzën. Ishte për t’u ardhur keq sepse dukeshe sikur kishte 3 ditë pa u lartë, pa u ndërruar, pampersi i ngjitur pas trupit.
Mirela Milori: Më the që të tradhtoi, ishte dhe shtatzënë me ty. Si e kuptove që të tradhtonte?
Rrapi Fetahu: I kapi motra ime dhe mua nuk më tregoi. Ma tregoi kur vendosëm që të mos bëheshim më bashkë. Unë e kuptoja sepse më refuzonte për çdo gjë.
Mirela Milori: Nuk donte asnjë raport intim me ty dhe ti e kuptove që ishte një i tretë?
Rrapi Fetahu: Po, gjithmonë kërkova që të rregullonim gjërat.
Mirela Milori: Ti mëson tradhtinë, dua të se si e përjetove këtë moment?
Rrapi Fetahu: Unë durova se ashtu më erdhi situata dhe do e pranoja sërish për hir të fëmijëve.
Mirela Milori: Por nuk e doje më?
Rrapi Fetahu: Jo, jo ajo ishte këputur si copa e bukës, po u thye nuk ngjitet më.
Mirela Milori: Vajza e madhe është 23 vjeç, e sistemuar, e rregulluar?
Rrapi Fetahu: Po. /tvklan.al