A mendoni gjithashtu se humbja e peshës bëhet më e vështirë me rritjen e moshës? Ky tregim, megjithëse pjesërisht i vërtetë, është ngulitur në kulturën e dietës për dekada dhe mund të jetë një mendim vërtet dëshpërues nëse e besoni.
Hulumtimet e reja tregojnë se metabolizmi ynë është në thelb i paprekur nga mosha 20 deri në 60 vjeç. Edhe atëherë, metabolizmi bie vetëm me më pak se 1% në vit pas moshës 60 vjeçare. Ky është një lajm i mirë!
Ne kemi shumë më tepër kontroll mbi metabolizmin tonë sesa mendojmë, sipas dietologes Caroline Thomason.
Pra, pse humbja e peshës bëhet më e vështirë ndërsa plakemi? Ne jemi shpesh më të zënë, më të stresuar dhe të rrënjosur thellë në zakonet tona të jetesës. Thjesht, krijimi i zakoneve të reja bëhet më i vështirë për shumë njerëz ndërsa rritemi.
Thomason thotë se ka disa lëndë ushqyese kryesore që janë të rëndësishme për të mbajtur metabolizmin tonë të funksionojë në mënyrë efikase, duke e bërë më të lehtë humbjen e peshës. Zgjedhja e ushqimeve që janë të pasura me proteina, vitaminë D dhe kalcium njëkohësisht favorizon ndërtimin e masës muskulore, ruajtjen e energjisë dhe parandalimin e humbjes së kockave.
Cilat ushqime përmbajnë lëndët ushqyese që duhen për humbje peshe pas të 40-tave
Salmon
Ky peshk i shëndetshëm për zemrën është i pasur me proteina dhe yndyrna omega-3. Zgjedhja e një burimi proteine në çdo vakt ju ndihmon të ndiheni më të ngopur për më gjatë, dhe kështu mund të ndikojë në totalin e kalorive që konsumoni gjatë ditës.
Vezët
Përveç përmbajtjes së proteinave, vezët janë të mbushura me lëndë ushqyese të tjera, duke përfshirë vitaminën D, kolinën dhe hekurin.
Një nga studimet më të mëdha të ushqyerjes kardiovaskulare arriti në përfundimin se ndryshimet në konsumin e vezëve nuk ishin të lidhura me rritjen e niveleve të kolesterolit ose shfaqjen e sëmundjeve të zemrës.
Shumica e mjekëve rekomandojnë të paktën një vezë në ditë, kështu që nëse ndiheni në mëdyshje, filloni aty.
Kos
Kosi është plot me proteina, pasi ofron pothuajse dyfishin e proteinave për racion. Një filxhan kos ofron 17 gram proteina!
Kombinoje atë me manaferrat, granola dhe pak kanellë për një mëngjes ose vakti të ekuilibruar të krijuar për t’ju mbajtur të ngopur më gjatë.
Fasulet
Fasulet konsiderohen si një super ushqim! Ato janë të mbushura me proteina, fibra dhe një lëndë ushqyese të quajtur fitoestrogjen.
Fitoestrogjenet janë shoqëruar me imitimin e efektit të estrogjeneve natyrale në trup. Ky mund të jetë një përfitim për gratë në menopauzë që kanë nivele të reduktuara të estrogjenit në trupin e tyre./abcnews.al