“Vëllai i Madh” u ka bërë dje banorëve lojën me kuti. Secili prej tyre kishte në sallon kutinë me foton përkatëse dhe do futeshin brenda në të. Banorët duhej që të qëndronin sa më gjatë dhe në fund të dilte një fitues.
E gjatë kohës që ndodheshin brenda në kuti, banorët biseduan me njëri-tjetrin, bënë sikur po flsinin në telefon e herë pas here edhe ngacmoheshin.
Beniada në një moment i afrohet kutisë së Iliri si një mace e nervozuar. Ajo i afrohet avash-avash duke bërë si mace, e nga ana tjetër balerini i njohur nuk reagonte.
Por teksa nxjerr dorën nga kutia e saj dhe e fut tek ajo e Ilirit, ky i fundit duket se e kafshon.
“Më ka ngrënën me dhëmbë, jo, jo, i keq”, dëgjohet të thotë modelja e njohur, teksa Iliri po qeshte.
/priza.al/