Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Skrapar, pasi dy persona kanë plagosur me armë zjarri shtetasin me iniciale G.V 45 vjeç, pasi ky i fundit u ka kërkuar paratë për punën që kishte bërë.
Mësohet se i plagosuri është dërguar menjëherë në spital nga familjarët e tij.
Sakaq, bëhet me dije se 45-vjeçari pretendon se është vetë plagosur me thikë në kofshë.
Ndërkohë po punohet për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.