Një incident ka ndodhur pak minuta më parë gjatë një takimi të kryeministrit Edi Rama në Tropojë.
Teksa Rama, mbante fjalën e tij duke folur për krizën e energjisë elektrike, një prej të pranishmëve fliste nga vendi duke thënë: “Rama ik”.
Në një moment Rama ka kërkuar nga badigardët e tij që ta marrin dhe ta nxjerrin jashtë e ta dërgojnë te “Foltorja”.
Qytetari merret me forcë dhe nxirret jashtë.
“Këtu u ekzagjerua tani. Merreni përcilleni tani. E mbarove detyrën hajde shko te foltorja. Hajde, ec tani. Mbajeni se po e lëshuat bie ai se nuk ecën dot vetë”, deklaroi Rama.