I kërkon shokut t’ia thyejë krahun që të mos shkojë në ushtri

Një video tronditëse nga Rusia që tregon një person që i kërkon shokut të tij t’i thyejë krahun me vare për të shmangur rekrutim për të shmangur paraqitjen në ushtri po bën xhiron e internetit.

Ndërsa disa zgjodhën të largoheshin nga Rusia pas njoftimeve të Putinit, të tjerët zgjodhën të përdornin masa më drastike duke u përpjekur të lëndoheshin për të shmangur tmerret e luftës.

Në një video të publikuar nga Daily Mail, shoku i ushtarakut shihet duke e goditur me vare dhe më pas largohet nga zona ku ndodheshin.

Për momentin, është e paqartë nëse goditja përfundoi me thyerjen e krahut dhe nëse ai iu shmang rekrutimit të shpallur nga presidenti rus.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *