Policia e Tiranës arrestoi mbrëmjen e të mërkurës, 55-vjeçarin Selman Balla, i cili ishte shpallur ndërkombëtarisht i kërkuar dhe i dënuar me 11 vite e 10 muaj burg nga Gjykata e Pistoias, në Itali.
Shtetasi Selman Balla ra nën panga me synimin e ekstrakdimit në vendin fshqinj. Sëbashku me tre të tjerë, ai është i akuzuar për vjedhjen e një vilë në qytezën e Burianos në Provincën e Pratos.
Ata vodhën disa mijëra euro, por grabitja u shoqërua me një dhunë të shfrenuar, duke rrahur shërbëtoren rumune dhe duke plagosur me thikë të zotin e shtëpisë, Gian Michele Gangale, 36 vjeç. Pronari i banesës nga goditjet me thikë mbeti i paralizuar.
55-vjeçari Selman Balla u arrestua në Itali por në momentin që masa e sigurisë iu ndryshua nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie” ai u arratis drejt Shqipërisë. Ndërkohë në vitin 2014 vendimi për dënimin e tij ishte marrë dhe tani ai do të ekstradohet që të vuaj dënimin e tij në Itali.