Një 40-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga policia e Durrësit me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Bëhet me dije se Blerim Troca është dënuar me 8 vite burg nga gjykata e vendit fqinj për dhunë seksuale me të mitura.
Mësohet se 40-vjeçari nga Dibra, jetonte i fshehur në Shijak prej 10 vitesh ndërkohë që ishte shpallur në kërkim nga autoritetet italiane. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejtë Italisë, ku edhe do të vuajë dënimin.
Njoftimi i policisë:
Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë. Arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 40-vjeçari i dënuar me 8 vjet burg për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitura”.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak, në bashkëpunim me strukturat e DVP Durrës, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacionit me Interpol Tirana, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin drejtë Italisë, të shtetasit:
Blerim (Bekim) Troca, 40 vjeç, banues në Shijak, Durrës. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Santa Maria Capua, Itali, e ka dënuar me 8 vjet burgim për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitura”.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejtë Italisë.
/Priza.al/