Një 21-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës, pasi është kapur duke drejtuar automjetin me leje drejtimi të hequr përfundimisht.
Shtetasi me iniciale F.Xh., akuzohet për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Sakaq, policia bën me dije se pas arrestimit të të riut, materialet i kanë kaluar prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasin F. Xh., 21 vjeç, banues në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, me leje drejtimi të hequr përfundimisht.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.