Domenico Paviglianiti, i konsideruar si një nga mafiozët më mizorë dhe ish-kreu i Ndranghetës është arrestuar nga Policia Italiane, pas dy vitesh në arrati. 60-vjeçari u emërua nga policia italiane si Domenico Paviglianiti, i quajtur “shefi i shefave” për rolin e tij në klanin me bazë në Kalabri në vitet 1980 dhe 1990.
Ndrangehta konsiderohet si një nga mafiet më të mëdha në botë, me ndikim në të gjithë planetin. Paviglianiti është arrestuar fillimisht në Spanjë në vitin 1996, e më pas u ekstradua në Itali, ku dhe u dënua me burgim të përjetshëm nga një gjykatë e vendit.
Por një llogaritje e gabuar në dënimin e tij bëri që ai të lirohej në fillim të tetorit 2019, pas së cilës ai iku përsëri në Spanjë. Në janar të këtij viti, ai u dënua me një burg shtesë prej 12 vjetësh në mungesë në Bologna.
Kjo është arsyeja pse ai u arrestua përsëri në Madrid, falë aksionit të përbashkët të policisë spanjolle dhe karabinierët italianë. Veç arrestimit, policia konfiskoi gjashtë telefona celularë, 6,000 euro para të gatshme dhe dokumente të rreme portugeze që ish-mafiozi kishte me vete.
?Agentes de la @policia han detenido en #Madrid al máximo responsable de la Ndrangueta calabresa
Han intervenido:
?Documentación portuguesa falsa
?6 teléfonos móviles
?Casi 6.000€ en efectivo
Es considerado uno de los prófugos más buscados de #Italia pic.twitter.com/di47ZHSd2F
— Policía Nacional (@policia) August 5, 2021
/Burimi: BBC/ përshtati në shqip Priza.al/