Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ndodhet këtë të premte në një seancë dëgjimore përballë deputetëve të Komisionit të Ligjeve.
Sakaq, ka qenë një moment që deputeti, Enkelejd Alibeaj e ka zënë ngushtë Manjën duke i kujtuar dosjen 184.
Lidhur me këtë të fundit ministri i tha se ishte i vogël në shpirt dhe ky është ves që del me shpirtin.
Pjesë nga biseda:
Enkelejd Alibej: Skërmitja e dhëmbëve në Asamble me ton kërcënues ndaj SPAK. Iso që i mbajtët ju, ju I konsideroni si kërkesë llogarie. Ky është opinion juaj. Pse nuk lëshuat ton kërcënues për dosjen 184 e cila u varros pikërisht për zvarritje e ping pong nga Dibra në Tiranë.
Ulsi Manja:Të jesh i vogël në shpirt është ves që del me shpirtin. Lind i vogël në shpirt e derisa të vdesësh i vogël do mbetesh. Vesi del me shpirtin.Unë as nuk intimidohem dhe as nuk më bën të ndryshoj parimet e mija, sepse raporti me drejtësinë është raport që lidhet me formimin e secilit dhe nuk ka të bëjë me politikën.
I referohesh standardeve të hetimit politikisht sepse ashtu të intereson ndërsa për atë gjyqtaren që përmenda para pak ditësh nuk ke kurajon ta përmendësh. Gjithsesi kjo është puna jote.