Një individ është ndaluar në Pogradec për kanosje ndaj vëllait të tij.
Personi me iniciale H. Ç. u arrestua pasi dyshohet se ka lënë një fishek luftarak te dera e banesës së vëllait të tij për shkak të një konflikti lidhur me çështje pronësie.
Materialet procedurale janë dorëzuar në Prokurorinë e Korçës për veprime të mëtejshme.