Ish-kryeministri Salli Berisha, gjatë fjalës së tij në prezantimin e kandidatit për bashkinë Vlorë denoncoi edhe shkatërrimin e sheshit të këtij qyteti. Ai u shpreh se Rama ‘i lidhi sytë Llogarasë’ me tunelin për të cilin akuzon kreun e qeverisë se ka vjedhur para gjatë ndërtimit të tij.
Pjesë nga fjala e Berishës: “Vjen në Vlorë, ky sheshi këtu nuk është vetëm i Vlorës por i mbarë kombit. Ky vjen pa pyetur njeri. Pa asnjë konsultë me ju, pa asnjë konsultë mbarëkombëtare Shkatërron sheshin. Ndërton një objekt që duket si kasaphanë kuajsh. E gjeti ky. Shkon shkatërron sheshin që ishte simbol i qytetit. Ia lidhi sytë Llogarasë me tunelin. Por Vlora dhe Shqipëria pamje më magjepsëse se nga Qafë Llogaraja nuk ka. Më erdhën mua të bëjnë tunelin. Jo i thashë Llogarasë nuk ia lidh sytë unë. Kushdo të vijë këtu të dalë njëherë të shohë sa bukur është. Ky shkoi zgjidhi tunelin që vjedh më shumë, tunelin 7 km. Ka kushtuar pothuaj dyfishi i tunelit të Kalimashit. Se ndan paratë me kompaninë. Është koha me Hysni Sharrën të cilit unë i shpreh besimin më të plotë. Kam kënaqësinë më të madhe që ky është kandidati juaj, i zgjedhur nga ju.
14 Maji janë zgjedhje lokale por janë zgjedhjet politike më të rëndësishme që nga viti 1992 kur ne e përmbysëm një monizëm. Më 14 Maj le të përmbysim monizmin e dytë. Le t’i presim biletën Edi Ramës. Edi Rama, është angazhuar në një luftë të pamëshirë kundër opozitës dhe pluralizmit. Kontraktoi si vrasës me pagesë kundër opozitës shqiptare kryezbuluesin e Shteteve të Bashkuara. Por ja ku jemi ne, të pamposhtur demokratë. Jemi të pamposhtur jo se jemi mbinjerëzorë, por për shkak të kauzës sonë. Ne do fitojmë, rroftë Vlora, rroftë Shqipëria”