I lidhur me Jasminën? Erik Fullani e sqaron njëherë e mirë

Ditët e fundit ka qarkulluar në rrjete lajmi se Jasmina e ‘Përputhen’ mund të jetë në një lidhje me Erik Fullanin, djalin e ish-Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullanit.

Kjo pasi ata ndjekin njëri-tjetrin në “Instagram”, kanë dalë videolive bashkë, janë fotografuar me të njëjtat rroba dhe makinë. Kaq mjaftoi që ata të përfliten për një lidhje, teksa së fundmi Eriku ka thyer heshtjen.

Në një intervistë virtuale me ndjekësit në “Instagram”, ai ka zgjedhur që të flasë për këtë çështje edhe pse jo drejtpërdrejt.

Një ndjekës i ka shkruar: “Na e thuaj një herë e mirë je i lidhur apo jo?”

Kësaj pyetje ai i është përgjigjur kështu: “Jo, nuk jam (i lidhur). Jam beqar, single po meqë e keni kaq merak, kur të lidhem do t’ua them. Burrash”.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *