‘I marri në bunker gëzon si i lumturi idiot, pasi e ka mbyllur të ardhmen e tij’

Nga Ylli Manjani

I marri në bunker gëzon si i lumturi idiot, kur deklaron se Berisha 77 vjeç s’ka më të ardhme. Bashkë me shoqëruesit e tij po aq idiotë dhe mediat e paguara e këndojnë këtë këngë, me një lumturi të frikshme…

Hahahahahahahahahahahahhaahahahhaha.

Dmth kjo është sfida, e ardhmja e Berishës, që i ka kaluar të gjitha në jetën e tij politike. I marri, 47 vjeç, nuk sheh se si e mbylli pa e filluar të ardhmen e vet. Ka hallin e të ardhmes të 77-vjeçarit, Berishë.

Dhe për ta siguruar të ardhmen e vet pa të ardhme mbyllet me dyer hekuri dhe ruhet me policët e pushtetit, nga Berisha.

Po a s’ka të ardhme Berisha?! Prej kujt ruhet në bunker!

O t’puthsha mendjen!

Ça gaz lotsjellës mor!

Ky është gazi i botës.

Lot mor lot nga gazi që sjell ky i marrë.

Dhe ne të tjerëve që votuam këtë të marrë, na bëftë mirë gazi!

E meritojmë sepse i besuam të ardhmen të marrit pa të ardhme.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *