El Clasico numër 250 shkoi për Real Madrid, që mposhti 3-1 Barcelonën në “Santiago Bernabeu”. Djemtë e Carlo Ancelottit zhvilluan një 90 minutësh perfekt ku autorët e golave ishin Karim Benzema,Federico Valverde dhe Rodrygo. Në stadium ishte prezent edhe ish-lojtari i Barcelonës Dani Alves.
Pavarësisht se kishte mundësi të shkonte në tribunën “VIP”, Alves vendosi të ishte në sektorin e tifozëve të Real Madrid.Normalisht, ai shkoi në atë sektor “i maksuar” me një kapele dhe pak para fillimit ai u kap nga kamerat duke thënë: “Visca el Barca”. “Isha i rrethuar keq, por durova si kampion”, – shkroi Dani Alves, duke e shoqëruar komentin e tij me një “emoji” qeshjeje.